Për herë të parë minoritetet informohen në gjuhën e tyre, ‘Rtsh 2’ në 5 gjuhë të huaja

Për herë të parë minoritetet informohen në gjuhën e tyre, ‘Rtsh 2’ në 5 gjuhë të huaja

12:36, 25/09/2017
A+ Aa A-

Kanali i dytë i televizionit publik ka nisur prej ditës së sotme transmetimin në 5 gjuhë të huaja, - gjuhë të minoriteteve që jetojnë në Shqipëri.

Që nga dita e sotme RTSH 2 transmeton në gjuhët maqedonase, rome, vllahe, greke dhe serbe.

Edicione informative për dhe rreth minoriteteve si dhe programe kulturore transmetohen çdo ditë për teleshikuesit në Shqipëri.

Synimi është që pjesëtarë të minoriteteve jo vetëm të marrin informacionin në gjuhën e minoriteteve, por edhe të informohen në gjuhën e tyre për problemet që i shqetësojnë ato.

është hera e parë që pjestarë të minoriteteve etnike dhe kulturore do të kenë mundësi të informohen dhe të shohin programe në gjuhën e minoriteteve.

Me nisjen e transmetimit në 5 gjuhë të minoriteteve, RTSH tashmë ofron një gamë të gjerë tematike, falas për shikuesit.

Me procesin e digjitalizimit RTSH ofron 8 kanale. RTSH1,- kanal gjeneralist, RTSH2, një kanal i dedikuar për minoritetet, RTSH3,- kanal i dedikuar për diasporën, RTSH Muzik, RTSH Film, RTSH Sport, që ofron falas ndeshjet kampionatit të kategorisë së parë dhe Superiores, së bashku me UEFA League, RTSH Shqip,- kanal për dokumentarë, dhe RTSH Kuvend- kanal i dedikuar punimeve të Parlamentit.

Së shpejti nga një kanal në satelit RTSH do të transmetojë për shqiptarët jashtë vendit në 5 kanale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco