SYRI TV/ Studentët e arteve letër Ramës për TKOB: Ndihemi të përjashtuar dhe të diskriminuar

22:36, 27/03/2024
A+ Aa A-

 

Studentët e Universitetit të Arteve i janë drejtuar përmes një letres Ministrit të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhes dhe kryeministrit Edi Rama ngase ndihen të përjashtuar dhe të diskriminuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe BALETIT.

Studenti Ondet Çëbja firmëtarë i letrës u shpreh për Syri Tv, se duhet të kenë më shumë haspëira në Opera e duhet kthyer vëmendja nga artet.

Për letrën dërguar institucioneve ka reaguar edhe Opera ,që nënvijëzon se pakti me UA nuk ka qënë aktiv për faj të Arteve. 

SYRI TV

Këshilli Studentor i Universitetit të Arteve ka shprehur shqetësimin për përjashtimin dhe diskriminimin nga politikat institucionale.

Përmes një letre drejtuar Blendi Gonxhes, Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nënvijëzohet se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi  mes Univeritetit dhe Operas. Studentët e Arteve kanë ngritur si shqetësim përfshirjen e studentëve të Salernos dhe Foggia-s, ku drejtori artistik i Operas Jacopo Sipari aderon si pedagog i klasës së dirigjimit, e për pasojë mosangazhimin e tyre.

Një prej firmëtarëve të letrës drejtuar institucionit të Ministrisë dhe Kryeministrisë, studenti i vitit të parë i saksofonit e xhazit, Ondet Çëbja u shpreh për Syri Tv se të rinjtë duhet bëhen njëzëri ndaj këtyre problematikave shqetësuese, e se Opera duhet t’u krijojë atyre hapësira për të performuar.

Studenti thotë se kanë dëshirë që veprimtarinë artistike ta ushtrojnë në Shqipëri e se duhet të ketë meritokraci për ata që janë të talentuar.

Në vijim të shkresës dërguar pranë TKOB-së, nga studentët e Universitetit të Artit, institucioni i Operas ka reaguar përmes një letre zyrtare, në të cilën bën me dije se  Pakti i UA-së me TKOBAP-në, konsiston me rregullatorin e tij, në ngritjen e një grupi pune i cili nga viti 2019 deri më sot nuk ka qenë asnjëherë aktiv, DHE JO për ARSYE të TKOBAP-së.

Reagimi i Operas nënvijëzon se buxheti i 2023-ishit ka shpenzuar 30.000 euro vetëm për studentet e UA-së qe marrin pjesë rregullisht ne shfaqje, i cili konsiston në një të katërtën e buxhetit të Operas .

TKOBAP sqaron se ka kërkuar ndihmë nga 52 konservatore italiane, për te rritur kapacitetin e shfaqjeve, teksa kërkon që kjo thirrje të shërbejë si  BASHKËPUNIM dhe jo indice për të hedhur baltë mbi punën e institucionit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco