Emanuele Torquati mban recital sot në Teatrin e Operas dhe Baletit

Emanuele Torquati mban recital sot në Teatrin e Operas dhe Baletit

12:56, 26/03/2024
A+ Aa A-

Pianisti Emanuele Torquati do të mbajë një recital personal sot në orën 19:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Emanuele Torquati ka fituar vlerësim ndërkombëtar për muzikën e tij pasionante dhe poetike, performancat komunikative dhe logjistikën e cila përfshin dhe spektatorin në shfaqje.

Karriera e tij gjithmonë e më në rritje e ka çuar atë në Festivale të tilla të njohura si Teatro Colon, Alte Oper Frankfurt, Jordan Hall Boston, Biennale Venecia, Musica Strasburg.

Ai është diplomuar në Firence nën udhëheqjen e Giancarlo Cardini dhe ka punuar së afërmi me Konstantin Bogino, Alexander Lonquich, Yvonne Loriod-Messiaen, Ian Pace.

Ai është një performues i njohur i muzikës së re dhe një muzikant dhome i pashoq. Që nga 2010 ai gëzon një karrierë të shumëllojshme si pianist. Ai gjithashtu ka shërbyer si drejtor artistik i festivalit Villaromana në Firence dhe që nga 2015 bashkëpunon rregullisht me Rai Radio 3.

Regjistimi i tij i parë “Promenadë sentimentale” dedikuar muzikës së Albert Roussel është ndjekur nga muzika e plotë e Alexander Zemlinsky dhe “Kupola e ëndrrave” për Brilliant Classics.

Në 2021 projekti i tij i ri solo « L’anima e la danza » që përfshin muzikë që nga Couperin e deri në ditët e sotme ka dalë në qarkullim nga Stradivarius. Ai është për momentin profesor në konservatorin shtetëror “Niccolo Paganini” në Genoa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco