Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Më 25 mars të vitit 1927 u nda nga jeta Idriz Seferi.

Më 25 mars të vitit 1927 u nda nga jeta Idriz Seferi.

07:40, 25/03/2024
A+ Aa A-

Më 25 mars të vitit 1927, u nda nga jeta “krahu i djathtë” i Isa Boletinit, Idriz Seferi.

Përveçse në historiografi, imazhi i tij është përjetësuar materialisht në një shtatore në bashin e qytetit të Gjilanit, në shenjë mirënjohjeje për përballjen e kurajshme të luftimeve, në kuadër të arritjes së lirisë së vendit.

Seferi u lind në Pukë më 14 mars 1847, në mesin e një familjeje me tradita atdhetare. Pushkën do ta rrokte që në moshën 13-vjeçare, teksa po zhvilloheshin luftime kundër çetave serbe e bullgare. Ka qenë prijës i tri gjeneratash luftëtarësh të viseve të Malësisë së Karadakut, të Moravës, të Gollakut dhe të Vardarit.

Pati rol domethënës në organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si edhe të Lidhjes Shqiptare të Pejës. Pas Revolucionit Xhonturk, Seferi dha kontribut në zhvillimin e arsimit në gjuhë amtare, përreth viseve të Vilajetit të Kosovës.

U gjend në krye të udhëheqjes së kryengritjeve kundërosmane të viteve 1910-1912. Në këtë dyvjeçar, u shpërfaqën në mënyrë të veçantë aftësitë e tij drejtuese dhe luftarake, kryesisht përgjatë betejës së Kaçanikut në kryengritjen e vitit 1910 dhe në kryengritjen e vitit 1912.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco