VIDEO/ Gurakuqi në ‘Odeon’: Nuk kishte puthje nëpër filma jo më në Opera, u thashë solistëve të putheshin brenda tempullit të Budës

21:15, 03/02/2024
A+ Aa A-

Me një filozofi të qartë për të realizuar gjithçka që i shkonte përshtat veprës origjinale, regjisori Nikolin Gurakuqi zbuloi në ‘Odeon’ se si bëri pjesë të shfaqjes ‘Peshkatarët e perlave’ elementin puthje. Ky veprim i guximshëm për kohën, e lartësoi punën e regjisorit.

‘Nuk kishte puthje nëpër filma jo më në Opera, por kolegëve solistë që luanin dy rolet kryesore u sugjerova që të puthen brenda në tempull në këmbët e Budës, ngase sakrilegji do të ishte dhjetë herë më i madh se sa të putheshin jashtë tempullit, kështu që ata kapen dhe dënohen me vdekje në turrën e druve. Edhe kjo kaloi (qesh). Kjo puthje ka ndodhur në vitin 1990 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit’, i tregoi Gurakuqi gazetares Egla Xhemalaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco