VIDEO-SYRI TV/ Pianisti italian koncert në skenën e TKOB, Bollani: Jam kurioz të njoh një publik ndryshe

21:10, 29/01/2024
A+ Aa A-

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit artisti Stefano Bollani do të mbajë një koncert me piano, me një repertor të pasur nga muzika botërore. Pianisti shprehet i lumtur që gjendet në Shqipëri, ndërsa premton për shijuesit e muzikës një mbrëmje magjike.

Nga SYRI TV

Muzika për artistin Stafano Bollani është një lojë zbaviteshe, gjithmonë në rikrijim. Pianisti me një veprimtari të gjatë e të suksesshme në Itali do të perfomojnë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, një repertor shumëdinomsional, që kapërcen nga lirikja për tek komikja, si një mënyrë rindërtimi që rrok këngët popullore italiane, muzikën klasike e xhaz, për të vijuar me ariet e operat e  e kompozitorëve klasikë të shekullit të 20-të. Pianisti shprehet i entuziazmuar për performancën në Opera.

Pranova menjëherë sepse nuk kam qenë asnjëherë këtu. Kam qenë gjithmonë kurios për të njohur një publik ndryshe. Unë nuk vij të prezantoj Italinë, por vij të prezantoj veten time. Sigurisht që jam shumë i kënaqur që jam italian e që Shqipëria do të dëgjoj muzikën që do interpretoj në skenën e Operas.

Pianisti u shpreh se i pëlqejnë krijimet e çastit, e se kolonat muzikore që ka përzgjedhur pë shqiptarët do të jenë të larishme.

Gjatë koncertit edhe pse vendos një listë paraprake, më pëlqen më tepër të improvizoj, ngase paracaktimi i një skenari është si një lloj preteksti, ndaj unë improvizoj diçka që realisht po e ndjej në atë moment, pa menduar për të shkuarën dhe pa menduar për të ardhmen.

Është si një formë meditimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco