VIDEO/ Kadri Roshi në jetët e të tjerëve, i biri rrëfim emocionues në ‘Odeon’: Spektatori e mbajti gjallë

22:05, 13/01/2024
A+ Aa A-

Në kujtim të 100 -vjetorit të lindjes së aktorit të mirënjohur Kadri Roshi u organizua një veprimtari me rrëfimet e miqve, kolegëve dhe njerëzve që e çmuan kontributin artistik të tij. Përgjatë mbrëmjes, që riktheu në skenën e "Teatrit Eksperimental", legjendën e teatrit dhe të kinematografisë, u shfaq edhe dokumentari që përshkonte udhën e tij nëpër art.

Nuk munguan as trokitjet e gotave, as shfletimi i librit "Kadri Roshi në sytë e të tjerëve", që e sjell aktorin në një aspekt të panjohur, mes njerëzve të skenës, politikës dhe artdashësve.

Emisioni "Odeon" i dedikon një puntatë të veçantë Kadri Roshit, duke zbuluar të thëna dhe të pathënat që bashkëshoqëruan jetën e artistit.

Në një rrëfim për gazetaren Egla Xhemalaj, i biri Kliti Roshi u shpreh se "spektatori që e deshi e respektoi gjatë kohës, kur ishte në skenë e në ekran. Sot, erdhi dhe në një farë kuptimi u çmall me të. Ky vlerësim ka qenë ai që e ka mbajtur gjallë Kadri Roshin".

Më tej, aktori u ndal te pengjet dhe dëshirat e parealizuara, pa fshehur zhgënjimin për përgjumjen e thellë të institucioneve shtetërore ndaj artit dhe artistëve, që kanë bërë historinë e kinematografisë shqiptare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco