Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Datëlindja e 80-të e Fatos Kongolit, shkrimtari: Jam i prekur nga pritja e lexuesve

21:06, 12/01/2024
A+ Aa A-

80- vjetori e gjen shkrimtarin Fatos Kongoli të rrethuar nga lexues, miq e autorë. Në një rrëfim për SYRI TV, gjurmëlënësi i letrave shqipe zbuloi se si bëri një pakt të heshtur me të shoqen, që të fliste për botimin e librave fill pasi të kishte dalë kopja e parë. Kongoli cilësoi veprën e tij më të rëndësishme "Bolero në vilën e pleqve" dhe tha se shpesh çuditet nga komentet e lexuesve për të dhe veprat.

Nga SYRI TV

Datëlindjet janë thjeshtë një numërator, që na tregojnë se vitet që do të vijnë do të jenë shumë më të mirë, se këta që po lëmë pas. 80 -vjetori i lindjes së shkrimtarit Fatos Kongoli, e gjen buzagaz e të lumtur për pritjen e lexuesve, miqve e autorëve.

Në një rrëfim për SYRI TV, gjurmlënësi i ndritur i letrave shqipe, konsideroi si librat më të rëndësishëm "Kapitullin e Amerikës" dhe "Iluzione në sirtar", pa harruar dhe të veçantën e veprës "Bolero në vilën e pleqve".

Muzë e frymëzimit për shumë nga krijimet artistike të shkrimtarit, e shoqja i ka lexuar librat e tij fill pasi kanë dalë nga shtypi, ngase autori ka dashur mëvetësi nga gjithçka teksa niste proceset e të shkruarit.

Me modestinë e një njeriu të madh, Kongoli thotë se shpeshherë çuditet nga fjalët e lexuesve.

I pyetur nëse e ka gati subjektin e librit të ri, Kongoli u shpreh se u beson supersticioneve, e se ka shumë rëndësi lexuesi i ri e receptimi i veprës sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco