Më 11 janar 1880 ndërroi jetë Jakup Ferri

Më 11 janar 1880 ndërroi jetë Jakup Ferri

08:18, 11/01/2024
A+ Aa A-

Më 11 janar 1880, ndërroi jetë Jakup Ferri.

Në betejën e Limit më 4 janar 1880, Ferri do të plagosej rëndë nga përleshjet me trupat malazezë dhe për pasojë, do të shuhej pak ditë më pas, në Plavë, aty ku edhe pa dritën për herë të parë. Në rininë e tij mori pjesë aktive në kryengritjet e viteve '40-'50 kundër pushtuesve osmanë dhe reformave centralizuese të Portës së lartë. Në vitet 1874-1876 Jakup Ferri ishte një nga drejtuesit kryesorë që kundërshtoi inkursionet aneksioniste të Malit të Zi, kështu ai u bë i njohur si një nga udheheqësit kryesorë të luftetarëve të Plavës e Gucisë.

Në vitet e Lidhjes së Prizrenit, Jakup Ferri ishte organizatori kryesor i aksionit të Gjakovës, që çoi në vrasjen e pashait turk. Si anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë dhe si udhëheqës, ai në krye të 8000 luftëtarëve, luftoi me guxim dhe heroizëm kundër forcave të Malit të Zi, të cilat sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, kishin ardhur për të aneksuar tokat shqiptare deri sa ra heroikisht më 11 janar te vitit 1880, dukte u bërë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Gjithë jeta dhe vepra e Jakup Ferit është e lidhur ngushtë me luftën e popullsisë së Plavës e Gucisë, kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve malazezë, për çlirim dhe bashkim kombëtar
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco