“As i pashës, as i beut' është emri i një partie politike shqiptare Lef Nosi

“As i pashës, as i beut' është emri i një partie politike shqiptare

14:43, 09/01/2024
A+ Aa A-

 

“As i pashës, as i beut”, mos është emri i një partie politike shqiptare?!

Në vitin 1923, Lef Nosi, Ahmed Dakli, Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka dhe shumë intelektualë të tjerë formuan grupin politik “As i pashës, As i beut” në Elbasan.

Nën ndikimin e demokracive europiane, përpiluan një program përparimtar për kohën. Në princip të politikës së saj, kjo parti kërkoi respektimin e ligjit nga të gjithë dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Gjithashtu, programi parashikonte marrjen e përgjegjësive për zhvillimin e arsimit, të ekonomisë dhe respektimin e lirisë së fjalës dhe shtypit etj. Në mesin e grupeve opozitare të formuara asokohe “As i pashës, As i beut” u dallua për nga programi politik, ku sundonin parimet bazë të demokracisë.
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco