SYRI TV/ Veshja e gruas mirditore, histori e lashtë që po trashëgohet!

14:10, 09/01/2024
A+ Aa A-

E shpallur si “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, veshja tradicionale e gruas mirditore rrok historinë e lashtë e vijon të trashëgohet nga brezi në brez. Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi tha se veshja karakteristike promovon edhe vlerat e trevës e i hap rrugë vlerësimit nga UNESCO.

SYRI TV

Prej muajit dhjetor të vitit 2023 veshja tradicionale e gruas mirditore, mban statusin ”Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (shpirtërore)”. Vendimi u miratua nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, me propozim të Unionit Mirdita, ku pjesë e grupit të punës për përgatitjen e dosjes ishin historian, jurist, akademik dhe etnologë. Veshja e Mirditës ka një histori të lashtë, që rrok kohët ilire e që vijon të trashëgohet brez pas brezi.

Ky vendim i hap rrugë vlerësimit nga UNESCO të veshjes mirditore tha kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi. Sipas tij kjo është mënyra më e mirë e nxjerrjes në pah dhe promovimit të vlerave që ka kjo trevë e pasur me histori, kulturë dhe traditë.

Veshja e Gruas së Mirditës është një nga objektet më unike të trashëgimisë jomateriale, që mbart elementë autentikë, kulturorë, etnografikë, sikurse krahina e Mirditës. Dëshmitë e para të krijimit të kësaj veshjeje vijnë nga Mesjeta. Në qëndismat e gunës (xhupit) të gruas mirditase janë të ruajtura shumë simbole mitike dhe kulti që i përkasin kulturës së hershme iliro-arbërore.Veshja mirditase përmendet edhe në kujtimet e Edith Durham, si dhe nga studiues dhe udhëtarë të tjerë që kanë pasur fatin ta shohin e ta studiojnë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco