Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Filmi 'Oppenheimer', fituesi i madh çmimeve Globi i Artë

Filmi 'Oppenheimer', fituesi i madh çmimeve Globi i Artë

22:07, 08/01/2024
A+ Aa A-

Filmi "Oppenheimer” ishte fituesi i madh çmimeve Globi i Artë, duke marrë në shtëpi çmimet për kategoritë kryesore.

"Poor Things" i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin për komedinë ose muzikalin më të mirë në edicionin e 81-të të Globi i Artë, një fitore tronditëse ndaj favoritit në këtë kategori, "Barbie".

Aktorja Emma Stone u shpall gjithashtu fituese për interpretimin e saj në "Poor Things".

Për serialet televizive, me çmime u nderuan “Succession” dhe “The Bear” .

Filmi "Oppenheimer" i regjisorit Christopher Nolan mori pesë çmime dhe fitoi në të gjitha kategoritë kryesore: filmi më i mirë dramatik, regjisori më i mire, aktori më i mirë për Cillian Murphy, i cili luan Robert Oppenheimer dhe aktori më i mirë në rol joprotagonist për Robert Downey Jr.

Aktori Paul Giamatti dhe aktorja Da'Vine Joy Randolph fituan për intepretimin e tyre në filmin "The Holdovers."

Lily Gladstone u shpall aktorja më e mirë në kategorinë dramë, për rolin në filmin "Killers of the Flower Moon" të regjsorit Martin Scorsese. Gladstone, e cila e filloi fjalimin e saj pas marrjes së çmimit, duke folur në gjuhën e fisit të saj, Blackfeet Nation, është fituesja e parë indigjene në këtë kategori.

"Kjo është një fitore historike," tha aktorja Gladstone. “Nuk më takon vetëm mua”.

“Hi, Barbie”

Robert Downey Jr, u vlerësua si aktori më i mirë dytësor për rolin e tij në filmin “Oppenheimer”, duke çuar kështu në shtëpi për here të tretë një çmim të Golden Globes. Aktori Ryan Gosling ishte konsideruar konkurienti i tij më i fortë, një prej përballjeve të shumta “kokë më kokë” mes filmit "Oppenheimer" dhe filmit “Barbie” të regjisores Greta Gerwig.
Regjisorët u përballën edhe në kategorinë për regjisorin më të mirë, ku çmimin e mori Christopher Nolan.

"Barbie", kryefjalë e vitit që lamë, ka arritur fitime prej 1,4 miliardë dollarësh.

Kënga e Billie Eilish' "What Was I Made For?" në filmin “Barbie” u vlerësua në kategorinë e këngës më të mire origjinale.

Shumë menduan se ky çmim do shkonte për këngëtaren "Taylor Swift, por nuk ndodhi kështu.

Margot Robbie, ylli dhe producentja e "Barbie", pranoi çmimin me një fustan rozë të modeluar sipas Superstar Barbie, të vitit 1977 .

Rikthimi i Globit të Artë

Pak vite më parë, Globi i Artë ishin në prag të kolapsit. Pasi gazeta Los Angeles Times raportoi se Shoqata e Përfaqësuesve të Shtypit të Huaj në Hollivud (HFPA) nuk kishte anëtarë me ngjyrë, Hollivudi e bojkotoi organizatën.

Në vitin 2022 çmimet u anuluan dhe u hoqën nga TV. Pas reformave, ceremonia u rikthye në rrjetin NBC vitin e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare.
Ceremonia tërhoqi 6.3 milionë shikues, një nivel i ri i ulët në NBC dhe shumë larg nga rreth 20 milionë shikues që e kishin ndjekur më parë përmes ekranit.

Golden Globes u blenë nga Eldridge Industries dhe Dick Clark Productions, të cilat i zotëron Penske Media, dhe u kthyen në një sipërmarrje fitimprurëse.

Shoqata e Përfaqësuesve të Shtypit të Huaj që raportojnë mbi Hollivudin, që kishte rreth 90 votues, u shpërbë dhe tani për çmimet votojnë një grup prej rreth 300 gazetarësh nga e gjithë bota.

Këtë vit, për shkak të grevave të aktorëve dhe skenaristëve, çmimet Globi i Artë u transmetuan përpara atyre Emmy, që u shtynë për në 15 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco