Modeli im

Modeli im

20:07, 08/01/2024
A+ Aa A-

Modelet që krijon një shoqëri janë shumë të rëndësishme pasi një model pozitiv shërben si një shembull frymëzues, kryesisht për të rinjtë që duan të realizojnë ëndrrat e tyre. Këto modele i tregojnë të rinjve se si të jetojnë me shpresë, optimizëm, integritet, vendosmëri dhe empati.

Të rinjtë sot e kanë të vështirë të gjejnë modele inspirimi, sepse vakumi kulturor e social në shoqërinë shqiptare është i madh. Mes suksesit e dështimit, vlerave e antivlerave, moralit e amoralitetit, punës e parazitizmit, vija ndarëse është zbehur aq sa shpesh modelet negative ofohen për t’u ndjekur si modele pozitive. Në këto kushte mund të themi pa frikë se mënyra se si edukohet dhe farkëtohet brezi i ri është një alarm që duhet të na zgjojë të gjithëve sa pa humbur çdo vlerë njerëzore si shoqëri. Rinia shqiptare sot është duke ndjekur modele të shtrembra, shembuj të gabuar frymëzimi të cilat po shnërrohen në normë të shoqërisë sonë. Morali nuk është më normë, por lakmia për të ecur në hapat e pseudo-modeleve të protagonistëve të prodhuar nga shoqëria tëre këto vite sidomos nga mediat që “pompojnë” modele të tilla për përfitimet e tyre komerciale pa e vrarë fare mendjen se po kultivojnë në shoqërinë shqiptare të gjitha antivlerat njerëzore duke e futur tërë shoqërinë në një terr të vërtetë vlerash.

Modelet që shpesh ndjekin të rinjtë shqiptarë vijnë përmes rrjeteve sociale. Ato janë historitë e të rinjve shqiptarë që sot janë në majat e krimit të organizuar botëror dhe krimit në vend.

Eshtë koha që shoqëria shqiptare të riorientohet drejtë “heronjve”; t’i gjejmë ku janë e t’u japim atyre vëmendje dhe e aty ku s’ka “heronj”, t’i prodhojmë siç bëjnë shoqëritë e zhvilluara në momentet e tyre të krizave shoqërore sidomos nëpërmjet mediave dhe kinematografisë duke bërë që në këto personazhe shoqëria të rigjejë shpresën për t’u ngritur.

A ka shoqëria shqiptare “heronj” të tillë të cilët meritojnë vëmendjen e shoqërisë shqiptare dhe sidomos të mediave të ofrohen si modele që duhen ndjekur?

Natyrisht që ka!

Dua të marr një shembull konkret, një personazh të cilin unë e njoh personalisht. Ky personazh mund të ishte një model ideal që duhet ndjekur. Quhet Denisa Hoxha dhe është doktorreshë në fushën e Psikiatrisë në Rotweil, Gjermani. Dr. Denisa është e apasionuar pas Psiko-Terapisë dhe videot e saj trajtojnë pikërisht problemet e njerëzve në këtë fushë.

Ajo është diplomuar në Universitetin Tor Vergata në Romë. Megjithëse ka një moshë të re ajo është nënë e dy fëmijëve (Noeli dhe Dua), por të qënit nënë nuk e ka penguar të arrijë sukses në punën e saj. Natyrisht që për të arritur këtu ku është sot, Denisa ka sakrifikuar shumë. Asgjë nuk i është dhënë “dhuratë në pjatë të argjendtë”.

Në moshë fare të re ajo ishte një vajzë kreative dhe e jashtëzakonshme. Në shoqërine e saj dallonte pasi ishte një vajzë me një potencial tepër të lartë, kreative dhe me intuitë, e cila dinte të trajtonte dhe të kultivonte të mirën brenda vetes.

Ëndrra e saj ishte të qënit një grua e fuqishme dhe e pavarur. Ishte koshiente se rruga drejtë suksesit ishte tepër e gjatë dhe vështirë dhe kërkonte vetëbesim dhe rezistencë.

Për disa vite ajo punoi dhe shpenzoi energji të mëdha në trekëndëshin Itali-Shqipëri-Gjermani. Lodhje fizike, mendore, shpirtërore, kosto financiare, por Denisa nuk u dorëzua asnjëherë sepse po luftonte për realizimin e vet si njeri dhe si profesioniste.

Për hir të ëndrrës së saj,për të mbijetuar, Denisa bënte disa punë njokohësisht, ku ndër kryesoret ishte edhe puna pa pagesë, punë e cila do ta ndihmonte tepër në formimin e saj, po ashtu do duhej të mësonte dhe përvetësonte aty edhe gjuhën gjermane nëpërmjet kurseve në këtë gjuhë. Për muaj të tërë ajo punoi pa pagesë në spital, njëkohësisht me pagesë në punë të tjera për të siguruar jetesën.

E dëshironte të ardhmen të suksesshme, madje në majë të suksesit, e dashur dhe idhull për publikut, për shoqërinë. Ajo zgjohej, me pak gjumë, bëhej gati, vishte këpucët dhe me energjinë e saj shkonte të punonte për të bërë atë ëndërr realitet.

Netë të tëra pa gjumë dhe shpesh dita gdhinte mbi libra, duke dremitur dhe ndonjë pikë loti shpesh “ndrinte” në cep të syrit.

Për Denisën ishte i dhimbshëm fakti se djali i saj po rritej jo në praninë e saj, por qetësoj kur mendonte se ishte në duart e sigurta – në duart e nënës së saj.

Vitet kaluan dhe Denisa u bë tepër e zonja. Ajo ka në rrjetet sociale afro 180 mijë ndjekës. Videot e saj ku flet për probleme të ndryshme psiqike, psikologjike dhe mendore e mentale të njerëzve arrijnë në miliona shikime. Ajo po e jeton ëndrrën e saj, të cilën dikur e përjetonte në momentet e meditimit të saj.

Sot ajo është në prag të botimit të librit të parë të saj për të cilin ajo thotë se ky është vetëm fillimi. Denisa thotë se është vetëm në hapat e saj të parë dhe se asnjëherë mendja e saj nuk “fle”.

Dr. Denisa është një njeri që sot pa mëdyshje mund të jetë një Model për të rinjtë shqiptarë. Ajo është modeli im!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco