Sot, dita kur lindi kleriku dhe publicisti, Patër Anton Harapi

Sot, dita kur lindi kleriku dhe publicisti, Patër Anton Harapi

12:59, 05/01/2024
A+ Aa A-

Më 5 janar përkujtohet intelektuali, kleriku, publicisti Patër Anton Harapi, lindur më 5 janar 1888 dhe vdekur më 20 shkurt 1946.

Patër Anton Harapi lindi më 5 janar 1888, në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë.

Në vitin 1910 jepte mësim në Kolegjin e Fretërve në Shkodër. Në vitet 1918-1919 shërbeu si famulltar në Malësinë e Madhe.

Gjatë viteve 1922-1924 ishte drejtues e bashkëthemelues i grupit atdhetar "Ora e Maleve". Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më 1924 u bë drejtor i këtij institucioni. Më pas, në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës”.

Gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 70 artikuj në revista të ndryshme dhe botoi disa libra. Në 1940- ën, u zgjodh anëtar i "Institutit të Studimeve Shqiptare".

Në vitin 1943 u emërua anëtar i "Këshillit të Lartë të Regjencës" deri në fund të vitit 1944.

U arrestua më 5 qershor 1945 dhe u pushkatua pas një viti, më 20 shkurt 1946.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco