SYRI TV/ Calvino mes të thënave e të pathënave, Bardhyli: Letrat lexojnë kohën e luftën përmes dashurisë

17:52, 17/10/2023
A+ Aa A-

Figura komplekse e shkrimtarit Italo Calvino zbërthehet artistikisht përmes një ekspozite me ilustrime punuar nga 30 artistë italianë. Sipas Drejtoreshë së Qendrës së Librit dhe Leximit Alda Bardhylit publikimi i letrave të dashurisë së krijuesit sjell një Calvino që lexon luftën, kohën e vendin e tij përmes dashurisë.

SYRI TV

Në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Italo Calvino, në ambientet e Qendrës së Librit dhe Leximit u çel një ekspozitë me ilustrime të punuara nga 30 artistë italianë për njohjen e veprimtarisë së tij artistike, e për marrëdhënien e ngushtë të figuratives me tekstin sot.

Një figurë komplekse si e Calvinos, s'mund t'i shpëtonte një diskutimi të gjerë, sidomos për letrat e dashurisë me aktoren e mirënjohur italiane, ndjeshmëria për të cilën i kaloi kufijtë e zjarrit.

Bota e zhbiliruar në sytë e krijuesit, dilemat e shumta ekzistenciale, marrëdhënia hera- herës e rreshkur me librin, që sipas tij do të kapërcejë çdo sfidë, janë disa prej dëshmive që la pas Calviono, gdhendur në veprat:

Ekspozita u shpreh drejtoria e institucionit Alda Bardhyli shndërrohet në një medium të rëndësishëm përmes propozimeve cilësore për edukimin e brezave të ardhshëm. Punimet do të qëndrojnë të ekspozuara në QKLL deri në fund të muajit Tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco