Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

VIDEO-SYRI TV/ Rikthehet ‘Aida’ e Verdit në Operan shqiptare, Voshtina: Lidhet me traditën e gjakun shqiptar

18:02, 20/06/2023
A+ Aa A-

Kryevepra botërore ‘Aida’ rivjen pas 15 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. ‘Aida’ e Giuseppe Verdit shkrin Egjiptin e lashtë me notat bashkëkohore, në një histori mjaft intriguese. Shfaqja operistike lidhet me traditën e gjakun shqiptar.

Nga SYRI TV

Dashuria e ndaluar e princeshës së Etiopisë, Aida me komandantin  e ushtrisë së Egjiptit dhe intrigës  me bijën e Faraonit do të vijë nën interpretimin e trupës shqiptare në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Përgjatë konferencës së mbajtur në Opera për të prezantuar risitë e veprës ‘Aida’ , drejtoria e këtij institucioni Abigela Voshtina u shpreh se shfaqja është e lidhur me Shqipërinë.

Sopranoja Eva Golemi vjen e shpirtëzuar me personazhin emblematikë Aidë. Dirigjenti Jacopo Sipari tha se është bërë një punë e madhe për ta sjellë veprën me nota bashkëkohore.

Jam shumë i lumtur që ndodhem mes jush. Jam po aq i lumtur që kthyem në realitet një ëndërr, atë të vënies në skenë të Operas ‘Aida’ në këto përmasa. Së bashku me solistët, regjisorët e gjithë ekipin e sjellim atë me nota të bashkëkohësisë. 

Opera ‘Aida’ e Giuseppe Verdit do të ngjitet në Teatrin e Operas nga dt 23-27 Qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco