Aktori i shquar Ndrek Shkjezi sot do të mbushte 101 vjeç

Aktori i shquar Ndrek Shkjezi sot do të mbushte 101 vjeç

16:47, 04/06/2023
A+ Aa A-

Më 4 qershor 1922 në Shkodër lindi aktori Ndrek Shkjezi.

Ai ka qenë ndër bashkëthemeluesit e Teatrit të shtetit në vitin 1947, ku edhe ka dhënë kontributin e tij në skenën e këtij teatri deri në vitet ‘80.

I njohur edhe në kinema me rolin e tij të parë të vitit 1953 tek filmi “Skënderbeu”. Do të shfaqej në kastet e filmave më të dashur shqiptarë, sikurse janë: “Cuca e maleve”, “Prefekti”, “Një djalë dhe një vajzë”, “Radiostacioni”, “Shoku ynë Tili” etj.

Aktori është ndarë nga jeta në vitin 2000. Për meritat e tij artistike, Shkjezi është vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” dhe në vitin 1989 ka marrë titullin “Artist i Merituar”
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco