Si sot në vitin 1917, 'Vatra' nisi fushatën 'Të shpëtojmë Shqipërinë'

Si sot në vitin 1917, 'Vatra' nisi fushatën 'Të shpëtojmë Shqipërinë'

18:58, 03/06/2023
A+ Aa A-

Më 3 qershor 1917 shoqëria panshqiptare “Vatra” hapi fushatën “Të shpëtojmë Shqipërinë”.

Nisma e kësaj fushate qe marrë nga delegatët e Vatrës, Mehmet bej Konica dhe Mihal Turtulli. Në telegramin drejtuar Vatrës, ata theksonin: "Çlirimi dhe e ardhmja e Shqipërisë varen nga shqiptarët e Amerikës”. Thirrja e tyre për grumbullimin e 40 mijë dollarëve ishte e ngutshme në gjendjen që ndodhej Shqipëria asokohe. Kjo shumë do të shërbente për ngritjen e një Komisioni Shpëtimi.

“Të japim për nënën” ishte thirrja që depërtoi tek bijtë e Amerikës. 80 qendrat e “Vatrës” nën kryesimin e Kolë Tromarës iu përgjigjēn pozitivisht thirrjes duke mbledhur të hollat që do të dërgonin nëpër Europë delegatët shqiptarë për mbrojtjen e çështjes kombëtare, pa përfunduar ende Lufta e Parë Botërore. Në foto, themeluesit e Vatrës.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco