Radio Televizioni Publik e zëvëndësoi një javë para shfaqjes, Violinçelisti: Pabesi, asnjë artist s’duhet më të përfaqësojë Shqipërinë

22:13, 30/05/2023
A+ Aa A-

Violinçelisti i niveleve të larta Holgen Gjoni i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri TV ka treguar eksperiencën e tij zhgënjyese me Radio Televizionin Publik dhe Orkestrën e Televizionit Shqiptar.

Gjoni shprehet se koncerti në të cilin kishte investuar shumë kohë për ta pregatitur, ai ishte zëvëndësuar vetëm një javë përpara audicionit nga një violincelist francez. Duke u ndjerë i tradhëtuar, Gjoni u bën thirrje artistëve të tjerë që na përfaqësojnë denjësisht  t'i shkëpusin marrëdhëniet me Shqipërinë pasi do të përjetojnë të njëjtin zhgënjimin të cilin ai e përjetoi nga vendi i tij.

“Eksperienca ime me orkestrën e Radio Televizionit  është një monedhë me dy krahë. Krahu im i parë është se koncerti im i parë me ta është zhvilluar në 2014 me ftesë të ambasadës amerikane dhe për mua ka qënë një sadisfaksion shumë i madh sepse unë gjatë viteve të mija të studimeve në liceun Korçës unë e kisha ëndërr të luaja si solist në atë orkestër gjë të cilën unë ja kam thënë orkestrës direkt pas provave gjenerale. I kam kërkuar dirigjentit që dua të adresohem orkestrës dhe ju kam thënë se çfarë përfaqsojnë ata për mua. Kjo pati ndikim shumë të madh tek ata dhe një orë ose një orë e gjys para salla u mbush plotë që punonin për atë koncert.

Për të lustruar anën e mirë të medaljes unë të pranishëm isha edhe ish-ambasadorin e asaj kohe  dhe mund të them që ishte një mbrëmje shumë e paharruar për mua.

Pastaj ftohem për të bërë sërish një koncert solist me të njëjtën orkestër në 19 qershor të vitit 2020. Isha vetëm 3 muaj para realizimit të koncertit dhe kam pasur një korrespondencë të shpeshtë dhe të shkruar me ish-drejtorin artistik të asaj kohe, zotin Aristidh Prosi, dhe meqë pandemia ndodhi dhe çdo gjë u ndërpre koncerti gjithashtu u anulua. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë kam mbatjur kontaktet me të dhe për shkak të daljes në pension i lihet porosi menaxherit të orkestrës së Radio Televizionit zotit Vlorent Xhafaj për realizimin e këtij koncerti.

Koncertri që unë kisha investuar kohë për ta pregartitur jo vetëm që nuk realizohet me mua por jepet një solisti tjetër francez. Koncerti sapo u bë në datën 18 maj të 2023 në Teatrin e Operas, në të njëjtën sallë që ishte programuar me mua  dhe unë në atë javë kisha javën e provës , audicionin e suksesshëm si asistencë palë e asaj orkestre. Mund ta imagjinoni vetë sesi ndjehet një një bashkëkombas, një artist violençelist ku në rrjetet sociale ku prezenca ime është zëvëndësuar. Dhe të më ndodhë kjo në Shqipëri  më lë një shijë që nuk duhet ta kem dhe po mundohem që t’ia arrij që të mos e kem më, dhe nëpërmjet meje po mundohem që mos ketë dikush tjetër në marrëdhëniet me vendin tonë nga ne vijmë të cilën e përfaqësojmë çdo ditë me më të mirën e mundshme kudo që jetojmë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco