Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO-SYRI TV/ Kolonia e Piktorëve mbërrin në Lezhë, piktorët ekspozitë në Shëngjin

15:50, 29/05/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra piktorë nga i gjithë vendi, janë bashkuar në Lezhë duke hapur një ekspozitë me punime të tyre artistike. Në edicionin e radhës të Kolonisë së Piktorëve në Lezhë, spikatën punime kushtuar peizazhit dhe traditës.

Nga SYRI TV

22 piktorë zgjodhën Lezhën si muzën e tyre të frymëzimit, duke bere te mundur edhe shfaqjen e një ekspozite ku u prezantuan të gjitha punimet.

Një ide e piktorit lezhjan, Pashko Pervathi, për promovimin e vendeve të bukura të Lezhës solli ekspozitën me disa nga peizazhet apo veshjet tradicionale të Lezhës dhe zonave me te bukura te saj.

Piktori Agim Kadillari, vjen për të disatën herë në koloninë e piktorëve, teksa tregon detaje nga ky aktivitet turistik.

Kjo ekspozite vjen si një risi në prag të nisjes së sezonit turistik, dhe tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe te huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco