Orkestra Simfonike e Shkodrës me pjesëmarrjen e këngëtarit Dren Abazi dhuruan emocione të veçanta për publikun. Artisti u shpreh i lumtur për realizimin e koncertit, që e kishte ëndërruar, ndërsa kryetari i bashkisë Shkodër tha se tradita e organizimeve të tilla do të vijojë.
Nga SYRI TV
Tingujt dhe muzika e mirë e Orkestrës Simfonike të Shkodrës shoqëruar me zërin e këngëtarit Dren Abazi dhuruan një mbrëmje magjike për artdashësit.
Formacioni i instrumentistëve u shkri me repertorin muzikor të këngëtarit drejtuar nga maestro Jetmir Barbullushi, ndërsa artisti u shpreh i lumtur për realizimin e koncertit, që prej kohësh e kishte ëndërruar:
Për Dirigjentin Jetmir Barbullushi koncerti sjell në frymë të re e mbështet brezat e rinj.
Koncertin e përshëndeti edhe kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, që premtoi se organizime të tilla do të vijojnë:
Qyteti i Shkodrës dëshmoi dhe një herë dëshirën për të përqafuar artin, ndërsa koncertet e përnatshme do të kthehen në traditë.
© SYRI.net