Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Opera solemne ‘Skënderbeu, kryezot i Arbërit’, Vaso Tole: Shteti të investojë për veprat shqip

18:27, 08/05/2023
A+ Aa A-

Shfaqja operistike ‘ Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, kryezot i Arbërit’ e kompozitorit Vaso Tole do të ngjitet në skenën e operas, për të përkujtuar vdekjen e Heroit Kombëtar, ndërsa muzikologu mungesën e veprave të tilla në skena ia adreson shtetit.

Opera solemne ‘Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, kryezot i Arbërit’ e kompozitorit Vaso Tole do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit më datë 9 Maj. Shfaqja Operistike është konceptuar në dy akte, me një strukturë dramatike, ku rrëfehet jeta e heroit kombëtar përmes arieve e meshave. Kompozitori pranon se puna për operën ka qenë impenjative, ndërsa mungesën e këtyre vepra me përmasa të mëdha artisti ia adreson shtetit:

E bazuar mbi veprën e Fan Nolit, heroi kombëtar  do të vij për publikun nën interpretimin e tenorëve Gerald Murrja dhe Artur Vera.

Synimi kryesor i veprës është rikthimi te tradita dhe kultivimi i muzikës bashkëkohore shqiptare, që prej 30 vitesh është mbuluar me pluhur harrese. Kompozitori kërkon hartimin e një kalendari për krijimtarinë e re.

Shfaqja që do të përkujtoj vdekjen e Skënderbeut, bën bashkë orkestrën simfonike dhe korin e Operas së Tiranës me atë të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco