Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Më 22 mars 1890, u nda nga jeta veprimtari i Zgjimit Kombëtar, Thimi Mitko.

Më 22 mars 1890, u nda nga jeta veprimtari i Zgjimit Kombëtar, Thimi Mitko.

09:57, 22/03/2023
A+ Aa A-

Më 22 mars 1890, u nda nga jeta veprimtari i Zgjimit Kombëtar, Thimi Mitko.

Një prej produkteve më madhore në jetëshkrimin e tij qe agregati i folklorit shqiptar, i cili përmbante këngë, tregime dhe thënie popullore të krahinave jugore. U lind në Korçë në vitin 1820. Mësimet e para i ndoqi në vendlindje.

Në vitin 1866, mërgoi drejt Egjiptit, ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare. Gjatë qëndrimit në Aleksandri, arriti të hartonte dhe të përgatiste për botim veprën më të spikatur në krijimtarinë e tij, “Bleta Shqiptare” (1878). Ky punim do të ribotohej i rishkruar në vitin 1924 nga Gjergj Pekmezi në Vjenë, nën titullin “Bleta shqypëtare e Thimi Mitkos”.

Mitko qe edhe autor i një sërë shkrimesh të publikuara në shtypin evropian të kohës në mbështetje të çështjes shqiptare. Në këtë drejtim, i jepte rëndësi parësore ekspozimit të të dhënave mbi kulturën shqiptare, që sipas tij do të mund t’i vinte në ndihmë bashkësive të bashkëkombasve në mërgatë.

Më poshtë, kënga e Mitkos kushtuar Dora d' Istrias.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco