Nata e dytë e ‘Femfest’

Nata e dytë e ‘Femfest’

19:44, 06/03/2023
A+ Aa A-

Mbrëmë u mbajt nata e dytë e edicionit të dytë të festivalit me fokus gruan, Femfest.

Një vepër e jashtëzakonshme u shfaq në sallën e vogël të Arturbinës. ‘Stiffler’ me tekst të Dori Bashës e regji të Kushtrim Koliqit, nën interpretimin e Rebeka Qena, Adrian Morina e Armend Smajli.

Një vepër tronditës, mbi historinë e një punonjëse seksi, e trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga punonjës të institucioneve të besimit (spitale e rajone policie), si mjekë e ruajtës të rendit. Thika pas shpine nuk ishte vetëm simbol i dhunës dhe dhimbjes fizike, por goditjet e njëpasnjëshme që përdhosin dinjitetin, identitetin, personalitetin.

Shfaqja e dytë e mbrëmjet, erdhi në sallën e madhe të Arturbinës. ‘Tërësisht të huaj’, komedia me motive sipas ‘Prefetti sconosciuti’, me regji të Erion Isai, u intepretua nga Olta Daku, Flor Agalliu, Igli Zarka, Ajlin Petrela, Ori Bici, Kejdi Gishto, Franc Bregu e Rosela Isufi. Në thelb janë problematikat e kohës, keqkutime e të fshehta që burojnë nga ndikimi i përdorimit të rrjeteve sociale. Raporti i fasadës dhe i asaj çka mund të perceptohet nga qenia njerëzore, sollën një sërë dinamikash të kohës që po jetojmë.

Festivali vijon sot me shfaqjen e Shkodrës, ‘Seks, falemners, sa me e provu’ ‘, ora 19.00 në sallën e vogël të Arturbinës dhe në orën 20.00 në sallën e madhe, me shfaqjen ‘Çifti’.

Të ardhurat nga shitja e biletave, u mundëson nga një bursë studimi, pesë studenteve në Universitetin e Arteve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco