Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

16:54, 03/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Milto Baka, një ndër emrat e rëndësishëm të Radio Televizionit Shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare.

I ndjeri ishte në vite shefi i Departamentit të Informacionit në RTSH

Ai ka lënë pas një karriere të konsoliduar në median e shkruar dhe atë radiotelevizive.

Bashkë me emra të tjerë të shquar si Alfons Gurashi, Shyqyri Skënderi, Tefta Radi, Amalia Dhamo e shume të tjerë, Milto Baka ishte ndër gazetarët e parë që themeluan gazetarinë televizive shqiptare.

Arkiva e RTSH ka në memorjen e saj kronika dhe emisione të shumta që mbajnë firmën e Milto Bakës.

Milto Baka e kishte nisur karrierën nisur në redaksinë e lajmeve të Radio Tiranës.

I specializuar si gazetar ekonomie, vitet e fundit Milto Baka ia kushtoi marketingut në mediat kryesore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco