Kur 72 vjet më parë u ekzekutuan 22 intelektualë për 'bombën' në ambasadën sovjetike

Kur 72 vjet më parë u ekzekutuan 22 intelektualë për 'bombën' në ambasadën sovjetike

09:07, 27/02/2023
A+ Aa A-

72 vjet më parë, më datë 26 shkurt 1951, u ekzekutuan 22 intelektualë të akuzuar për shpërthimin e lëndës eksplozive në Ambasadën e Bashkimit Sovietik.

Në datën 19 shkurt 1951, në hyrje të Ambasadës së Bashkimit Sovjetik shpërtheu një lëndë ekspozive e cila nuk pati asnjë pasojë, përveçse dëmtime materiale, njofton Muzeu Historik Kombëtar. Kjo ngjarje mendohej se ishte e inskenuar dhe e stisur nga Sigurimi i Shtetit për të frikësuar rrethin e intelektualëve. Drejtuesit e regjimit komunist e cilësuan ngjarjen "jo si një aksion të thjeshtë, por një ngjarje politike të një kalibri të madh".

Të akuzuar si "bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja dhe imperialiste të spiunazhit duke u bërë agjentë të rregullt të tyre dhe si propagandues për rrëzimin me dhunë të pushtetit popullor", 22 intelektualë u ekzekutuan më 26 shkurt pa u zhvilluar më parë një proces gjyqësor. Ata ishin: Sabiha Kasimati, Mehmet Shkupi, Ali Qoralliu, Anton Delhysa, Gafur Jegeni, Fadil Dizdari, Gjon Temali, Haki Kodra, Jonuz Kaceli, Lluka Rankoviç, Manush Peshkopia, Myftar Jegeni, Niko Lezo, Pjerin Guraziu, Reiz Selfo, Zyhdi Herri, Tefik Shehu, Thoma Katundi.

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, në nderim të 22 intelektualëve, ndodhet një memorial, i ngritur në vitin 1993.

Në datë 26 shkurt të vitit 2016, ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bujar Nishani, dekoroi familjet e 22 intelektualëve të ekzekutuar me titullin "Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut" me motivacionin: “Në vlerësim të vuajtjeve dhe qëndresës ndaj diktaturës, si dhe moralit të lartë të treguar në dekada përballë përndjekjes dhe represionit komunist. Në kujtesë të shembullit të këtyre familjeve, si një model i vlerave kombëtare, që duhet mbajtur gjallë për brezin e ri”.

*Piktura "Martirët e Ambasadës" me autor Llazar Taçi

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco