SYRI TV/ Dokumentari 'Mama' i Luljeta Prognit: Brezat e rinj të dinë të shkuarën!

15:19, 25/02/2023
A+ Aa A-

Dokumentari “Mama” i Luljeta Prognit na njeh me historinë e trishtë të ndarjes së një familjeje nga regjimi famëkeq. Sipas autores synimi është njohja e të rinjve me të vërtetat e së shkuarës, ndërsa personazhi kryesori i produksionit, Klauda, thotë se sistemi duhet të kërkoj falje për mizoritë që ka bërë.

Nga SYRI TV

Një histori e trishtë e ndarjes së një fëmije 2-muajsh nga mama. Dokumentar për historinë e Klaudës, e cila e nisi jetën në jetimore megjithëse kishte lindur nga dashuria  e prindërve, Kristjana e Sulejmani, të cilët regjimi i detyroi të ndaheshin përgjithmonë nga njëri-tjetri.

Ishin vitet e errëta të diktaturës, kur Kristjana u largua me gjyshen që u kishte mbijetuar kampeve të internimit, ndërsa me të dashurin e zemrës mbajti një korespondecë me letra e fotografi.

Synimi sipas autores së dokumentarit Luljeta Progni është për të treguar të vërtetat e asaj kohe.

Klauda, që ka vuajtur nën lëkurë  largësinë e humbjet e të afërmve, thotë se  dokumentari është  amaneti i përmbushur për t;u rikthyer te parardhësit,  për ata që nuk patën faj e për dashuritë e mohuara.

Është e udhës që historia të kujtohet, që të mos përsëritet,  duke shpresuar për drejtësinë e munguar edhe pas kaq vitesh.

Gazetare: Egla Xhemali 

Operator: A. Muka 

Montazhi: L. Islami

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco