Më 23 shkurt 1924, kryeministri Ahmet Zogu në shënjestër të një atentati

Më 23 shkurt 1924, kryeministri Ahmet Zogu në shënjestër të një atentati

08:03, 23/02/2023
A+ Aa A-

Më 23 shkurt 1924, Ahmet Zogu u vu në shënjestër të një atentati. Asokohe kryeministër, Zogu qëllohet me pistoletë teksa ishte duke ngjitur shkallët e godinës së Parlamentit.

Atentatori ishte 17-vjeçari Beqir Valteri. Incidenti krijoi një situatë tensioni mes legjislatorëve, por zhurmënaja u shua prej vetë kreut të ekzekutivit, i cili kërkoi vijimin normal të seancës parlamentare, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

I rënë në duart e xhandarëve, Valteri dorëzohet nën premtimin e Zogut për t’i falur jetën. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se prapa këtij atentati qendronte si shtytës Avni Rustemi.

Valteri, i riu nga Mati u fal nga Zogu, i cili akordoi në emër të tij edhe një të drejtë studimi në Evropë. Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj klime tensioni, Zogu u dorëhoq nga posti i kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco