VIDEO-SYRI TV/ Europa Nostra ‘zbarkon’ te Ura e Zogut: Po shohim si ta shpëtojmë

17:50, 07/02/2023
A+ Aa A-

Përfaqësues të Europa Nostra kanë parë nga afër dëmtimet te monument i Kulturës, 'Ura e Zogut' në Milot, për të parë mundësinë e rikonstruksionit të saj. Madje arkitektja e kësaj organizate i kërkon qeverisë që të ndalojë marrjen e inerteve ne lumin Mat.

Nga SYRI TV

Inxhinier dhe përfaqësues të Europa Nostrës si dhe shoqatës shqiptarë të inxhinierëve konsulentë zbarkuan te Ura e zogut në Milot për të parë nga afër monumentin e kulturës që rrezikon të shembet. Eksperti i Europa Nostra, Peter Bond, tha se po shohim të gjitha mundësitë dhe mënyrat për ta shpëtuar urën e 'Zogu'

Lida Miraj Arkitekte, anëtare e Europa Nostra se bashku me ekspertet po i nënshtrohemi një analize të thellë, përforcimi apo restaurimi si dhe kërkon nga shteti ndalimin e marrjes së inerteve në shtratin e lumit Mat.

Ish-prefekti Gjokë Jaku tha se edhe pse që në 2019 ritëm alarmin për rrezikimin e kësaj vepre të rrallë, shteti e braktisi totalisht. Ndërkohë që aktivist dhe qytetar të ndryshëm i kërkojnë institucioneve të ndërhyjnë për të shpëtuar nga shembja këtë monument e kulturë, por që deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco