Më 6 shkurt 2014 ndërroi jetë 'Nderi i Kombit', Vaçe Zela

Më 6 shkurt 2014 ndërroi jetë 'Nderi i Kombit', Vaçe Zela

08:36, 06/02/2023
A+ Aa A-

Më 6 shkurt 2014, ndërroi jetë këngëtarja e shquar Vaçe Zela.

Lindi në Lushnje më 7 prill të vitit 1939. Vaçja do të spikaste me talentin e saj që në moshë të hershme. Repertori i saj i ngjeshur vijon të gëzojë popullaritet edhe për publikun e sotëm. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më pas në Radiotelevizion, që prej organizimit të parë të tyre. Është fituesja e parë e Festivalit të Parë (1962) me këngën “Fëmija i parë”. Në vazhdim të karrierës, do të fitonte edhe 11 çmime të tjera të para.

Do të largohej përfundimisht prej skenës në vitin 1992, duke lënë pas një kontribut të konsiderueshëm në muzikën shqiptare me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada etj.

Në shenjë vlerësimi është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”

Më poshtë, partitura e këngës së titulluar “Natën Vonë”, me të cilën Vaçja garoi në Festivalin e 11-të të Këngës. Po ashtu, paraqitet dokumenti i propozimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për dekorimin e Vaçes me Urdhrin "Nderi i Kombit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco