Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

SYRI TV/ 'Profesionisti' ngjitet në teatrin e Vlorës, dramë nën regjinë e Leka Bungos

12:57, 21/01/2023
A+ Aa A-

Premiera “Profesionisti” u shfaq për herë të parë mbrëmjen e së premtes në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Nën regjinë e Leka Bungos dhe interpretimin e aktorëve të njohur, drama përcolli emocione dhe mesazhe me rëndësi, ndërsa publiku do të ketë mundësi ta ndjekë edhe përgjatë fundjavës.  

Nga SYRI TV

Mbrëmjen e së premtes, Teatri “Petro Marko” në Vlorë hapi dyert për të shfaqur për  herë të parë, premierën “Profesionisti”. Pas një periudhe të gjatë provash, aktoret u ngjitën në skenë mes emocionesh të mëdha. Nën regjinë e Leka Bungos dhe interpretimin e aktoreve të njohur, Viktor  Zhusti, Astrit Hasani, Matilda Avduli dhe Artan Islami, drama përcolli emocione, ndjesi dhe mesazhe tek publiku. 

Veç emrave të rëndësishëm të artit kombëtar, kjo premierë solli në qytetin e Vlorës edhe Presidentin e Republikës i cili promovoi personalisht  rëndësinë e kësaj ngjarjeje kulturore të qytetit.

Në fund të shfaqjes, përcollën emocionet regjisori Leka Bungo dhe aktorët pjesëmarrës.

Shfaqja u mbyll me duartrokitje të mëdha, ndërsa jashtë dyerve të Teatrit nuk munguan as emocionet e qytetarëve vlonjatë. Premiera e “Profesionistit” do të shfaqet sërish në Teatrin “Petro Marko” përgjatë ditëve të fundjavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco