VIDEO-SYRI TV/ Shkatërrohet Ura e Zogut, ministrja e Kulturës shmang përgjegjësinë

20:52, 16/12/2022
A+ Aa A-

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka shmangur përgjegjësinë e institucionit që drejton për shembjen e Urës së Zogut. Margariti bëri me dije se kanë kërkuar ngritjen e një grupi ndërinstitucional për të monitoruar gjendjen. Pyetjes së SYRI TV për hartimin e një projekti që do të shpëtojë ‘Urën e Zogut’, ministrja i është përgjigjur pa një datë për ndërhyrjet që do të bëhen në terren.

Nga SYRI TV

Përshpejtimi i shembjes së Urës së Zogut, monument kulture i kategorisë së parë ka ardhur si pasojë e prurjeve të lumenjve Fan e Mat dhe shfrytëzimit pa kriter tw shtratit lumit, ndërsa dëmtimet më kryesore të saj janë në strukturë dhe në pjesën e harqeve.

Në një kohë kur institucionet shtetërore heshtin, Ministrja e Kulturës Elva Margariti shmangi përgjegjësinë e institucionit që drejton, duke pohuar se kanë kërkuar ngritjen e një grupi ndërinstitucional me ekspertë për të monitoruar gjendjen.

E pyetur nga SYRI TV për hartimin e një projekti që do të shpëtojë këtë pasuri kulturore, Margariti pranoi se do ketë një të tillë, megjithatë nuk dha një datë për përfundimin e tij dhe implemtimin në terren.

Megjithëse kryeministri Rama premtoi në fillim të këtij viti, se monumenti i kulturës do t’i nënshtrohej restaurimit, nuk është marrë asnjë masë nga institucionet shtetërore.

Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco