Më 15 dhjetor 1942 u shua Faik Konica.

Më 15 dhjetor 1942 u shua Faik Konica.

09:14, 15/12/2022
A+ Aa A-

Më 15 dhjetor 1942, u shua “enciklopedia shëtitëse”*, Faik Konica.

Angazhimi i kësaj figure poliedrike ishte shumëpërmasor. Qe në pararojë të lëvizjeve për çështjen kombëtare. Lëvroi prozën, poezinë, publicistikën, kritikën letrare dhe përkthimin.

Në vitin 1912 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Federatës "Vatra". Në këtë cilësi, së bashku me Fan Nolin, bashkëudhëheqësin kryesor të lëvizjes shqiptare në SHBA, i drejtohet Londrës për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve.

U zgjodh kryetar i kongresit shqiptar të Triestes (1913). Duke nisur nga Lufta e Parë Botërore, zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në shërbim të atdheut, në Austri, në Zvicër, në Itali etj. Në 1921 u kthye në SHBA, ku zgjidhet kryetar i "Vatrës", duke ndikuar njëkohësisht në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Me dështimin e Revolucionit Demokratik, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA.

Më poshtë, fjala e mbajtur nga Fan Noli me rastin e varrimit të Faik Konicës më 20 dhjetor 1942.
*Kështu u pat quajtur Konica prej G. Apollinaire, eseist, stilist, kritik i letërsisë shqipe, veprimtar politik e diplomat.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco