Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga pushtuesit nazifashistë

Më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga pushtuesit nazifashistë

07:40, 17/11/2022
A+ Aa A-

Më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga pushtuesit nazifashistë.

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korparmatës së I-rë Sulmuese. Shtabi i korparmatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme. Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës, njofton Drejtoria e Arkivës,

Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij.

Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u duk qartë shkalla e organizimit të UNÇSH-së. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha edhe populli i kryeqytetit. Më poshtë, dokumente dhe pamje mbi manifestimin e përvjetorit të parë të çlirimit të Tiranës.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 19/11/2022 15:35

Po ca lesh clirimi i Tiranes, thoni! Se clirim do te thote liri, apo jo! Te thuash, qe Tirana u clirua nga barbaret komuniste, eshte njesoj si te thuash qe barbaret taleban, cliruan Kabulin!!

Shto koment

Denonco