Pas 84 vjetësh trupi i gjuhëtarit dhe diplomatit Gjergj Pekmezit do të prehet në vendlindje

Pas 84 vjetësh trupi i gjuhëtarit dhe diplomatit Gjergj Pekmezit do të prehet në vendlindje

12:04, 15/11/2022
A+ Aa A-

Pas 84 vjetësh trupi i Gjergj Pekmezit do të prehet në vendlindje.

Pas një bashkëpunimi relativisht të gjatë midis Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë dhe personalisht të Ambasadorit Roland Bimo me bashkinë e qytetit, më në fund eshtrat e gjuhëtarit, etnologut, profesorit, bibliografit, diplomatit dhe përkthyesit Gjergj Pekmezi do të prehen në vendlindjen e tij në Pogradec.

Homazhet do të zhvillohen në mjediset e Akademisë së Shkencave më 19 nëntor 2022, ora 10:00-12:00

Përveç ambasadorit Bimo, për realizimin e këtij qëllimi kanë bashkëpunuar edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe bashkia e qytetit të Pogradecit.

Një ceremoni nderimi për përcjelljen e fundme do të mbahet në mjediset e Akademisë së Shkencave, më 19 nëntor 2022, ora 10.00-12.00.

Personaliteti i Gjergj Pekmezit është i shumanshëm për kontributet e tij. Emrin e tij (“Prof. dr. Gjergj Pekmezi”) e mban katedra e albanologjisë në Vjenë, ku mbajti ligjëratat e shqipes.
I formuar në Beograd e më pas në Universitetin Oriental të Vjenës, Gjergj Pekmezi kontribuoi pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve dhe punoi si përkthyes pranë këtij komisioni. Më 1914 u emërua përkthyes i misionit austro-hungarez në Durrës.

Me pushtimin austro-hungarez, Pekmezi u emërua kryetar i Komisisë Letrare të Shkodrës, ku bashkëpunoi me albanologët Maximilian Lambertz e Theodor Ippen. Dha dorëheqjen ng Komisia sepse dokumenti themelor i saj “Parimet e rregullat mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme” u miratuan në mungesë të tij. Në vitet 1920-1924 e 1926-1928 kreu detyrën e konsullit të përgjithshëm i Shqipërisë në Austrisë. Prej vitit 1928 deri sa u nda nga jeta (1938) ishte profesor në Universitetin e Vjenës.

Disa nga veprat kryesore të Gjergj Pekmezit janë:
1. “Vorläufiger Bericht über das Studium des albanesischen Dialekts von Elbasan” (“Raport provizor për studimin e të folmes së Elbasanit”), 1901;

2. “Grammatik der albanesischen Sprache” (“Gramatikë e gjuhës shqipe”), hartuar në bashkëpunim me albanologun Raiko Nachtigal, 1908;
3. “Bibliographija shqype” (“Albanesische Bibliographie”), 1909;
4. “Sprachführer zur schnellen Erlernung der albanischen Sprache” (“Manual për të nxënë shpejt gjuhën shqipe”), 1913;
5. “Lehr und Lesebuch des Albanischen” (“Doracak dhe këndonjës i shqipes”), në bashkëpunim me albanologun Maximilian Lambertz, 1913;

Gjergj Pekmezi është i pari dijetar që transliteroi me alfabet latin “Bletën shqiptare” të Th. Mitkos (1924).
Ka lënë në dorëshkrim një punimi “Tiparet dalluese thelbësore të dialekteve kryesore të shqipes, gegërishtes dhe toskërishtes” dhe një arkiv dorëshkrimesh prej mbi 8 mijë fletë të daktilografuara me materiale e relacione të konsujve austro-hungarezë të Shkodrës, Prizrenit, Janinës, Stambollit, nxjerrë nga arkivi i ministrisë të jashtme të ish-perandorisë austro-hungareze.

^ a b c Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania. Historical Dictionaries of Europe. Vëll. 75 (bot. 2). Scarecroë Press. fq. 331. ISBN 978-0810861886.
^ Posta e Shqypniës (13 tetor 1917., nr. 89, fq. 3, Shkodër.
^ Posta e Shqypniës (17 tetor 1917), nr. 90, fq. 3, Shkodër.
^ a b Haxhillari, Istref (11 shtator 2012). “Gjergj Pekmezi, ndër intelektualët më të kulturuar të kohës”. Telegraf. Marrë më 5 mars 2018.
^ Rrota, Justin (2006). Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 586. ISBN 99943-696-9-5.
^ Cornis-Pope, Marcel; Neubauer, John (2004). History of the literary cultures of East-Central Europe: junctures and disjunctures in the 19th and 20th centuries (në anglisht). John Benjamin’s Publishing Company. fq. 337. ISBN 978-90-272-3455-1. Marrë më 18 maj 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco