Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Panairi i librit, Petrit Ymeri sulmon gazetaren e SYRI TV dhe fsheh tarifat e qirave

21:39, 14/11/2022
A+ Aa A-

Panairi i Librit të Librit 2022 i gjen botuesit të shqetësuar për tarifat e qirave dhe të aktiviteteve promovuese të librit, që shkojnë deri në 150 euro. I pyetur nga Syri TV së përse prioritet për organizatorët mbeten financat dhe jo produkti i këtij panari drejtuesi i Shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri e nisi përgjigjen me kritika për pyetjen, teksa refuzoi të bëjë transparencë për tarifat e paguara të shtëpive botuese.

Nga SYRI TV

Financat dhe jo finalizimi me sukses i Panarit mesa duket edhe këtë vit do jenë prioritet i organizatorëve të Panairit të Librit që po mbahet në Tiranë për 25 vit radhazi.

Panairit të Librit në Tiranë do të mbahet nga dt 16-20 Nëntor. Rreth 100 stenda të shtëpive botuese, me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të vendosen në Pallatin e Kongreseve, kurse problemi kryesor i botuesve këtë vit janë tarifat e qirave.

I pyetur nga SYRI TV, për çmimin e katërfishuar të qirave e për tarifën e aktiviteteve promovuese që shkon në 150 euro, disa herë më shtrenjtë së në panairet që mbahen në Kosovë ose Mal të Zi, drejtuesi i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri zgjodhi të përgjigjej me kritikë dhe etiketime për gazetaren e SYRI TELEVIZION.

Ymeri shmangu përgjigjen se ku shkojnë tarifat e paguara nga shtëpitë botuese, duke argumentuar se për këtë çështje nuk ka pasur ankese, ndaj sipas tij nuk është e nevojshme për të bërë transparencë.

Konferenca u shoqërua nga kaosi dhe zhurmat, pasi teknikët për ndërtimin e skenës ishin të gjithë në punë, teksa drejtuesi i Shoqatës së Botuesve harron se është live për mediat, duke i kërkuar llogari punonjësve të skenës.

Motoja “Jemi të gjithë lexues” do të rrugëtojë përgjatë ditëve të panairit, megjithatë as nga Shoqata e Botuesve e as nga Institucionet shtetërore, si Ministria e Arsimit dhe e Kulturës nuk po ndërmerret asnjë hap për të shtruar problematikat e librit sot dhe marrëdhënien e munguar me njerëzit.

Statistikat e kryera pak ditë më parë, tregojnë se 80 përqind e shqiptarëve, nuk lexojnë. Në prag të panairit, Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe ministritë përkatëse, duhet të kishin bërë para së gjitha disa bilance, që për fat të keq nuk i kanë bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco