Kënga kushtuar babait dëshmor thyen rrjetin, teksti u shkrua nga bashkëluftëtari i Beqir Gashit

Kënga kushtuar babait dëshmor thyen rrjetin, teksti u shkrua nga bashkëluftëtari i Beqir Gashit

13:56, 14/11/2022
A+ Aa A-

Ismet dhe Shpëtim Gashi  ishin fëmijë të mitur kur  mëngjesin e acartë  të 14 dhjetorit të 1998, babai I tyre Beqir Gashi I radhitur në radhët e UÇK-së së bashku me Mujë Krasniqin dhe 34 ushtarë të UÇK-së u vranë në luftime në pritën e organizuar nga forcat serbe në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në kufirin shqiptaro-shqiptar. 

Vdekjen e të atit si hero e mësuan nga lotët e nënës, ndërsa trashëgim veç emrit djem dëshmori u kishte lënë dhe një çifteli, më të cilën Beqa, Muja, Rexhepi këndonin në oda në nderim të  shokëve të rënë në beteja.  Teksti I kësaj këngë që të emocionon në çdo fjali u shkrua nga bashkëluftëtari I Beqës dhe Mujës,  Rexhep Selimi në burgun e Hagës.

24 vite nga rënia e Beqir Gashit, kënga në ndër të tij u këndua nga dy djemtë e tij artistë Ismeti dhe Shpëtimi e kjo këngë është një himn për të gjithë ata burra që sakrifikuan jetën në shërbim të atdheut dhe flamurit, në një kohë që hasmi i vjetër  në kufi e ka hequr edhe maskën e mikut e ri./ Përgatiti Elkier Bushkolaj/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco