VIDEO-SYRI TV/ Botohet libri me poezi ‘Gri’ i Ermiranda Ndojit, trajton faza emocionale të njeriut

13:53, 13/11/2022
A+ Aa A-

 “Gri” është libri me poezi i Ermiranda Ndojit. Poetja e re nga Durrësi tregon se libri përshkruan fazat emocionale që i kalon çdo njeri gjatë jetës. Në promovimin e librit morën pjesë emra të spikatur të artit shqiptar, të cilët shprehën vlerësime për poeten Ndoji.

Nga SYRI TV

Ermiranda Ndoj ka promovuar librin e saj të parë i titulluar "Gri". Shkrimtarja nga Durrësi nëpërmjet këtij libri  flet për një teori ngjyrash të ndryshme, nga çfarë njohim deri më sot nga psikologjia. Autorja Ermiranda Ndoj thotë se që në moshën 13-vjeçare nisi të shkruante si një dëshirë që ëndrra e saj një ditë të bëhej realitet. Autorja thotë se “Gri” është një fazë emocionale që kalon çdo njeri në periudha të ndryshme.

"Blu" do të jetë libri i radhës i shkrimtares Ndoj, e cila thotë se është drejt fundit dhe do të publikohet pas suksesit që do t’i sjellë libri saj i parë.

Një nga zonjat e mëdha të teatrit dhe filmit, artistja e mirënjohur Margarita Xhepa, i dha një tjetër dimension prezantimit të këtij libri. Xhepa thotë se poetes i këndon shpirti, në poezinë e saj ka sinqeritet.

Të jesh gri nuk të bën të jesh neutral, pasi në të vërtetë, e mira dhe e keqja kanë të njëjtën peshë për ty. “Gri” është një fazë emocionale që kalon çdo njeri në periudha të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco