Më 10 nëntor 1895 lindi në Drenicë Shote Galica

Më 10 nëntor 1895 lindi në Drenicë Shote Galica

07:15, 10/11/2022
A+ Aa A-

Më 10 nëntor 1895 lindi në Drenicë, Shote Galica.

Galica qe gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora dhe u bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj, Azem Bejtës, ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij.

Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve '20, deri kur u tërhoq në Shqipëri.

Kundërshtoi me armë dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë. Vdiq në Fushë-Krujë më 1 korrik 1927.

Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Ka mirënjohjen më të madhe si “Hero i Popullit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco