‘Themeluesi lidershipi i Ismail Qemalit’, Evarist Beqiri sjell biografinë e munguar

16:43, 09/11/2022
A+ Aa A-

Biografia e munguar për Ismail Qemal Vlorën, parë nga një vështrim tridimensional i Evaris Beqirit na ndihmon ta shohim ndryshe hartuesin e Deklaratës së Pavarësisë së Vendit dhe Kryeministrin e parë të shtetit shqiptar. Autori nxjerr në pah tiparet e tij si lidership, në dritën e kohës, në të cilën ai punoi, po dhe në këndvështrimin e sotëm. Lideri që merr në  analizë të gjerë Beqiri, është me vizion, iu prin njerëzve e do të mirën e përgjithshme.

“Ky libër na risjell në të gjithë gamën r mundshme figurën e Ismail Qemalit, historinë e familjes ‘Vlora’ historinë e Shqipërisë  nëpërmjet kësaj familjeje të madhe, familje perandorake do të thoja e cila ka një kontribut të jashtëzakonshëm në pavarsië e Shqipërisë dhe në historinë tonë moderne” u shpreh Beqiri.

Lideri prodhohet edhe për shkak të rrethananave historike ngaqë ndodhitë kërkojnë një lider të përmasave të mëdha, kështu që nuk është e lehtë që të përsëriten lider të tillë në historinë e njerëzimit, dhe në historinë e kombeve të tjera. Sipas autorit, lexuesi nuk duhet të shohi sa gjatë udhëhoqi Ismail Qemali, po të njohë veprimtarinë e tij dhe atë që la trashëgimi.

“Themeluesi lidershipi i Ismail Qemalit” i Evarist Beqirit u përurua mes historianëve e miqve të autorit, ndërsa ai nënvijëzoi nevojën për ndërtimin e një muzeu që të flas për jetën dhe veprimtarinë e Ismail Qemalit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco