Më 8 nëntor 1929, kur Baba Ali Tyrabi kërkoi aprovimin e statutit të bektashinjëve

Më 8 nëntor 1929, kur Baba Ali Tyrabi kërkoi aprovimin e statutit të bektashinjëve

09:29, 08/11/2022
A+ Aa A-

Më 8 nëntor 1929, Baba Ali Tyrabi kërkoi aprovimin e statutit të bektashinjëve.

Në një letër lutjeje (dokumenti më poshtë), Baba Aliu i drejtohej Nënës Mbretëreshë, duke i kërkuar të ndërmjetësonte pranë Mbretit Zog, për të përshpejtuar njohjen e të drejtave të komunitetit bektashi. Më herët, më 28 shtator të atij viti, në Kongresin e mbajtur në teqenë e Turanit, në Korçë, u miratua rregullorja e brendshme e komunitetit, që parashikonte edhe përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare.

Sipas rregullores, personeli fetar duhet të ishte mbi 25 vjeç dhe organizimi i brendshëm do të ishte sipas strukturës që vijon: Kryegjysh, Këshill Miks, këshilla vendore të gjyshërve, këshilla të prindërve, si edhe ofiqarë shërbimi fetar. Komuniteti ndahej në Gjyshëritë e Krujës, të Elbasanit, të Korçës, të Frashërit, të Prishtës dhe të Gjirokastrës. Në këtë Kongres morën pjesë 47 delegatë, prej të cilëve 34 ishin të ftuar (laikë), mes tyre edhe prefekti i Korçës, Hilë Mosi dhe kryebashkiaku, Vasil Avrami. Ndërsa përfaqësues i komunitetit bektashi ishte kryetari Gjysh Kamber Prishta.

Vendzhvillimi i Kongresit, teqeja e Turanit, do të bëhej qendra e parë botërore e përkohshme e Bektashizmit në Shqipëri. Në mars 1930 Mbreti Zog emëroi si Kryegjysh Botëror të Bektashinjve, Sali Niazi Dedenë (foto bashkëngjitur). Më pas, me vendimin nr. 659, dt. 02.08.1930, vendosi Selinë e Shenjtë Botërore në Tiranë.

Më poshtë, paraqiten edhe fragmente nga Statuti i Sektit Bektashian Shqiptar dhe korrespondencë mbi mbajtjen e Kongresit të këtij sekti në Krujë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco