Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ ‘Nesër e përgjithmonë' i Ermal Metës, kantautori prezanton librin në qytetin e lindjes

19:24, 28/10/2022
A+ Aa A-

Këngëtari Ermal Meta është rikthyer në qytetin e vendit të lindjes, Fierit tanimë si shkrimtar për të prezantuar librin ‘Nesër e përgjithmonë’. Botimi ka qenë një thirrje e brendshme e Metës, ndërsa botuesja u shpreh se libra të tillë i shërbejnë kujtesës.

Nga SYRI TV

Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare Ermal Meta është rikthyer në Shqipëri, këtë herë për të prezantuar sprovën e parë letrare ‘Nesër e përgjithmonë’. Në takimin e zhvilluar në sallën e teatrit ‘ Bylis’ në Fier, në qytetin e lindjes, së autorit, ndërsa vetë ai rrëfeu se libri qe një thirrje e brendshme.

Libri ‘ Nesër e përgjithmonë’ flet për historinë e një personazhi me emrin Kajan, i cili rritet mes stuhisë së konflikteve të shek 20. Ngjarjet vendosen pas Luftes se Dyte Botërore, në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipërinë komuniste. Personazhet udhëtojnë nga burgu i Spaçit e deri në Amerikën e largët. Sipas botueses Arlinda Dudaj, ky është botim për kujtesën.

Në përfundim të organizimit kantautori performoi për publikun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco