VIDEO-SYRI TV/ Tryeza e ‘Academia Albanica’ për muzikologjinë, Koço: Duam mbështetje financiare nga Ministria

19:17, 28/10/2022
A+ Aa A-

‘Academia Albanica’ mbajti një tryezë shkencore për muzikologjinë, me synim promovimin e muzikës shqiptare nëpër botë. Muzikologët kërkuan më shumë vëmendje ndaj artit dhe kërkuan mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës. 

Nga SYRI TV

Njësia kërkimore e muzikës dhe interpretimit ‘Academia Albanica’ pranë Akademisë së Shkencave ka mbledhur në një tryezë diskutimi për muzikologjinë, njohës të mirë të saj. Synimi i këtij sesioni të parë për muzikën shqiptare është promovimi i saj nëpër botë. Muzikologët kërkojnë mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës.

Në Shqipëri duhet të ketë vëmendje ndaj krijimtarisë kombëtare dhe ekzekutuesve që mundësojnë njohjen e publikut me kryeveprat shqiptare:

Misioni kryesor sipas muzikologut Eno Koço mbetet:

Përgjatë konferencës, etnomuzikologu Vasil Tole tha se është e dëshpërueshme që në premiera, muzika shqiptare nuk merr as 5 përqind të premierave. Për Tolen është i domosdoshëm hapja e një debati kombëtar për çështjen e krijimtarisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco