VIDEO-SYRI TV/ Mungesa e skenave teatrore në Shqipëri, Prevazi: Eksperimentali i pamjaftueshëm

17:12, 11/10/2022
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Në çelje të edicionit të 17 të ‘Albania Dance Meeting’, organizatori Gjergj Prevazi quajti shqetësuese  mungesën e skenave teatrore në Shqipëri, si dhe infrastrukturën artistike. Pravazi tha se për të vënë një shfaqje në teatrot e rretheve është e vështirë, pasi duhet të kesh miq drejtorët e tyre ose kryetarët e bashkive.  

‘Albania Dance Meeting’, Festivali i Dancit Kontemporan njeh edicionin e tij të 17, e megjithatë hapësirat për të organizuar këtë event të rëndësishëm kulturor nuk janë të mjaftueshme.

Sipas drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental, Altin Basha një jetë më e pasur kulturore jashtë Tiranës, hapja e aktiviteteve nëpër rrethe do të  ishte zgjidhje për artistët, ndërsa pranoi se infrastruktura në teatro është e limituar.  

E ndërkaq Gjergji Prevazi i keqardhur me atë që po ndodh u ndal te fenomeni absurd fenomen, me të cilin duhet të përballet sa herë që festivali shkon nëpër qytetet e vendit. Për të ngjitur një shfaqje në skenë, si për ironi të fatit duhet të kesh drejtuesit e pushtetit lokal miq.

Megjithatë vështirësitë për realizimin e festivalit, Prevazi bëri me dije se 3 koreografë të rinj shqiptarë dhe një nga Kosova do të jenë  pjesë e këtij edicioni, ndërsa një prej qëllimeve të festivalit, është t’i afirmojë ata, në kohën kur shumë dyer i gjejnë të mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco