Më 26 shtator 1929, Kongresi i Bektashinjëve në teqenë e Turanit

Më 26 shtator 1929, Kongresi i Bektashinjëve në teqenë e Turanit

09:09, 26/09/2022
A+ Aa A-

Më 26 shtator 1929, u mbajt Kongresi i Bektashinjëve në teqenë e Turanit, në Korçë.

Kongresi erdhi si një nevojë për riorganizimin e komunitetit bektashi në territorin shqiptar. Komuniteti organizoi disa kongrese, i pari ishte ai në teqenë e Prishtës (Skrapar) mbajtur më 17 janar 1921 dhe kongresi i dytë në teqenë Hajdarie, (Gjirokastër) në 9 korrik 1924, njofton Drejtoria e Arkivave.

Më pas u mbajt një tjetër kongres në teqenë e Turanit në Korçë. Në këtë Kongres morën pjesë 47 delegatë, prej të cilëve 34 ishin të ftuar (laik), mes tyre edhe prefekti i Korçës, Hilë Mosi dhe kryebashkiaku, Vasil Avrami, ndërsa nga komuniteti bektashi, kryetari Gjysh Kamber Prishta. Më datë 28 shtator kongresi miratoi rregulloren e brendshme të komunitetit, që parashikonte edhe përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare.

Personeli fetar duhet të ishte mbi 25 vjeç dhe organizimi i brendshëm do të ishte sipas strukturës që vijon: Kryegjysh, Këshill Miks, këshilla vendore të gjyshërve, këshilla të prindërve, si edhe ofiqarë shërbimi fetar.

Komuniteti bektashi është person juridik dhe gëzon të drejtat të personit moral. Komunitet ndahet në Gjyshëri, si ajo e Krujës, Elbasanit, Korçës, Frashërit, Prishtës dhe Gjirokastrës.

Vendi ku u kye ky kongres, teqeja e Turanit, do të bëhej qendra e parë botërore e përkohshme e Bektashizmit në Shqipëri. Pas këtyre zhvillimeve,në mars të 1930 Mbreti Zog emëron Kryegjysh Botëror të Bektashinjve Sali Niazi Dedenë e më pas me vendimin nr. 659, dt. 02.08.1930, vendosi Selinë e Shenjtë Botërore në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco