Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Tirana International Film Festival' në edicionin jubilar më 24 - 30 shtator

'Tirana International Film Festival' në edicionin jubilar më 24 - 30 shtator

14:03, 20/09/2022
A+ Aa A-

20 vite nga krijimi i Tirana International Film Festival (Oscar and European Film Awards) ndërsa këtë vit festivali i filmit ka risi në përmbajtje dhe programin dedikuar fëmijëve, integruar me procesin mësimor.

Tirana International Film Festival (Oscar and European Film Awards) njeh edicionin jubilar të njëzetë në datat 24-30 shtator.

Nga 2918 filma që kanë aplikuan nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e festivalit, janë përzgjedhur 243 filma.

Themelues dhe drejtuesi i festivalit Agron Domi e vuri theksin te përmbajtja e festivalit, ndërsa një pjesë e rëndësishme e tij është dhe programi dedikuar fëmijëve, i integruar me procesin mësimor.

Dy dekada filma i kanë bërë organizatorët e festivalit që të reflektojnë për të parë edhe ulje- ngritjet e kinemasë shqiptare e për të mos u mbërthyer në tema të përsëritura.

Katër filma shqiptarë do të jenë pjesë e festivalit, kurse “Legjenda e bastunit” një histori intriguese do të jetë mes filmave me metrazh të gjatë

Suksesi i TIFF, sipas Domit është aftësia për të përzgjedhur filmat më të mirë.

Në edicionin e njëzetë të festivalit nuk do të mungojnë as filmat nga Ukraina, njëri prej të cilëve ka në qendër agresionin rus, që prej vitit 2014 dhe ripërsëritjen e historisë, ndërsa publiku do të mund t’i shoh produksionet filmike në kinema “Millenium”, në liceun “Jordan Misja” dhe në “Open Air Cinema Millenium”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco