Shuhet përkthyesi shqiptar i letërsisë klasike

Shuhet përkthyesi shqiptar i letërsisë klasike

14:59, 19/08/2022
A+ Aa A-

Një lajm i hidhur për letrat shqipe. Është shuar në moshën 84- vjeçare përkthyesi Aristidh Ristani, një prej figurave më të ndritura të përkthimit kryesisht nga gjuha gjermane dhe ajo franceze. 

Ristani ka sjellë në shqip kryeveprat e autorëve të mëdhenj gjermanë si Gëte, Elias Canetti, Herman Hesse, Christa Wolf, Stefan Cvajg, Erik Maria Remark, Gottfried e Josef Roth, ndërsa nga letërsia franceze përkthyesi ka sjellë në duart e lexuesve shqiptarë veprat e Gi dë Mopassan, Gustav Flober, Honore de Balzak, Prosper Merime e Gustav Flober. 

Aristidh Ristani u lind më 20 qershor të vitit 1938 në Gjirokastër. Pas studimeve për Gjermanistikë përmbylli ciklin e studimeve edhe për Albanologji dhe Filologji Klasike.

Punoi si lektor për Letërsinë për fëmijë dhe të rinj pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri” në Tiranë. Ristani ka punuar edhe si gazetar pranë Agjencisë së Lajmeve Shqiptare. Aritidh Ristani do të kujtohet gjithmonë për kontributin e vyer në përkthimtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco