Më 10 gusht 1990, greva e urisë në burgun e Qaf Barit në Pukë

Më 10 gusht 1990, greva e urisë në burgun e Qaf Barit në Pukë

08:57, 10/08/2022
A+ Aa A-

Më 10 gusht 1990 në burgun e Qaf Barit në Pukë organizohet sërish një grevë urie e cila ishte një nga këmbanat më të forta për ndryshimin e ligjit dhe kërkesave të njëpasnjëshme të organizatave të ndryshme për amnistinë e të burgosurve politike në Shqipëri.

Shqipëria po kalonte momente të forta në arenën ndërkombëtare pas ikjes së emigrantëve shqiptar në ambasadat e huaja në vend dhe këto lajme edhe pse të cunguara do të përfshinin edhe jetët e shumë të burgosurve politikë të cilët kërkonin një rreze shprese.

Të gjendur para kokëfortësisë së sistemit i cili ende nuk kishte reagur nëpërmjet legjislacionit për amnisti karshi të burgosurve ata ndërmarin sërisht një hap të guximshëm duke u futur në një greve urie.

Duhet të rikujtojmë se po në këtë burg më 22 maj të 1984 filloi një përleshje e cila do ta çonte në revoltë marërdhënien e të burgosurve dhe komandës së kampit.

Mendohet se në Shqipërinë e atyre viteve rreth 59 000 vetë ndodheshin ende në burgje.

Vetem në 30 shtator 1991 me Vendimin 7514, shteti shqiptar do të shpallte amnisti dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë.


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco