KAFE SHQETO/ Gara për drejtorin e ri të TKOB, Rudin Sata: ‘Në Teatër ka patronazhistë’

KAFE SHQETO/ Gara për drejtorin e ri të TKOB, Rudin Sata: ‘Në Teatër ka patronazhistë’

14:22, 13/06/2022
A+ Aa A-

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, ishte i ftuar tenori Rudin Sata.

Janë ditë ethesh në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit”, pasi mandati i drejtoreshës ka mbaruar dhe kanë dalë kandidaturat për drejtorin e ri.

Disa mendojnë që mund të jetë tërësisht një garë fiktive. Sigurisht që kandidaturat janë të shumta dhe vendimi do të merret nga kryeministri por për të gjitha zhvillimet që po ndodhin foli tenori Rudin Sata.

Emrat që do të kandidojnë për drejtimin e “TKOB” janë: Arben Skënderi, Josif Gjipali, Kleanthi Gjika, Abigela Voshtina, Tomorr Kokona dhe sigurisht kandidatja favorit Zana Çela.

Çdo kohë ka pasur përplasje mes Zana Çelës dhe artistëve por kjo situatë ka ndryshuar kohët e fundit dhe për këtë Sata u shpreh:

“Mandati i dytë i Zana Çelës me sa kam parë unë, ka qenë një mandat i cili ka ardhur si “Të bëhem edhe një herë nuse dhe e di unë si nusëroj” dhe ajo është treguar shumë e zgjuar dhe ka parë linjën e vetë. Ka parë interesin e vetë, nuk ka pasur konflikte direkte me artistët. Çfarë i kërkoja unë si Rudi edhe si artist edhe si qytetar, me shkrim nëpërmjet ‘email’ dhe me shkresa zyrtare dhe kur kam qenë kryetar i sindikatës, që titullari i institucionit , në këtë rast Zana Çela duke parë që infrastruktura ligjore është pikërisht porta që ka sjellë ujin dhe baza që ka shpërthyer ujin, pra presioni politik është aty dhe unë i thosha Zanës hapur fare ne media dhe në zyrë që ‘Detyra juaj është që jo të justifikoheni që unë kështu e gjeta, por hajde të mbledhim grupet e interesit dhe ta zhbëjmë këtë infrastrukturë ligjore nga fillimi dhe ta bëjmë sipas standardeve evropiane, pra depolitizim’”.

 

Përveçse u fol për problemet me infrastrukturën ligjore, u fol edhe për politizimin në “TKOB” dhe pasi Sata u pyet nëse ka patronazhistë në teatër ai tha se:

“Sigurisht, madje unë e kam pasur një listë të patronazhistëve dhe jam skandalizuar kur ma sollën. Ideja është që Rudi për kë voton, është me PD apo me PS dhe kjo është ajo që i thosha unë Zanës që ‘Juve nuk mund të justifikoheni së unë Rudi kështu e gjeta dhe kështu do vazhdoj’, dhe unë propozova ta çbëjmë ligjin 10352, sepse ky ligj e bën më të politizuar se asnjëherë këtë institucion sepse titullarin e institucionit e zgjedh kryeministri, drejtorin artistik e zgjedh Ministria, rregulloren, statutin dhe çdo gjë e bën pushteti”.

Ndër të tjera, Rudi u shpreh se ka që kur ka nisur debatin me të gjithë titullarët e institucioneve dhe me Ministren Kumbaro, edhe me Elva Margaritin si dhe duke i shkruar drejtë për drejtë Edi Ramës.

“Formula jashtë shtetit për ti depolitizuar institucionet artistike është shumë e thjeshtë Drejtori artistik zgjidhet me votë nga komuniteti artistik”- u shpreh artisti.

 

Për më tepër ndiqni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco