VIDEO-SYRI TV/ Pelegrinazh shkrimtarësh në Elbasan, nderohen korifejtë e letërsisë shqipe

14:57, 09/06/2022
A+ Aa A-

Emra të njohur të letërsisë shqipe, zhvilluan një pelegrinazh në qytetin e Elbasanit, duke nderuar ikona të letrave shqipe të këtij qyteti. Namik Dokle e cilësoi pelegrinazhin si respekt ndaj figurave të shquara të letërsisë në Elbasan. Ndërsa Rexhep Shqau tërhoqi vëmendjen me deklaratat rreth situatës ekonomike ku ndodhen shkrimtarët sot.

Nga SYRI TV

Shkrimtarë të njohur të vendit tonë, organizuar nga Klubi i Poezisë dhe nën drejtimin e Poetit Rexhep Shahu, zhvilluan një pelegrinazh në Elbasan, qytet që ka nxjerrë emra të mëdhenj e të njohur të letrave shqipe.

Shkrimtarët vendosën lule pranë varrit të shkrimit Et`hem Haxhiademi, i cili u dergj burgjeve të regjimit komunist, ndërsa bën homazh edhe pranë shtatores së Lef Nosit, që qëndron hije rëndë pranë mureve të Kalasë së Elbasanit.

Shkrimtari Namik Dokle, vlerësoi lartë figurat e shquara të letërsisë në qytetin e Elbasanit, teksa pelegrinazhin e cilësoi si shenjë respekti ndaj tyre.

Drejtues i klubit të Poezisë, Rexhep Shahu, gjatë takimit të mbajtur në bibliotekën e Elbasanit, kritikoi qeverinë, për situatën ekonomike ku ndodhen shkrimtarët shqiptarët.

Pas nderimit te dy figurave kombëtare Haxhiademi dhe Lef Nosi, Klubi i Poezise dhuroi një komplet të revistës ‘Illz’ me 35 numra Bibliotekës se Elbasanit ku u organizua një sesion përkujtimor për Et`hem Haxhiademin dhe Lef Nosin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco